Skuadra e Feronikelit ka filluar punën për edicionin 2023/24.
Klubi i Feronikelit në krye me Xhengiz Rexhepin kanë nisur sot stërvitjet.
GazetaBlic Sport mëson se futbollisti Met Millaku ka stërvitur sot me ekipin e Feronikelit.
Millaku pritet të jetë transferimi i radhës tek klubi i Feronikelit 74′.
Ai së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, por edicionin e ardhshëm do luajë në Drenas tek Feronikeli 74′
Ky klub synon riorganizimin, pasi e pret punë e madhe këtë sezon në Superligë.


