Sporti

Mesut Ozil rikthehet tek Fenerbahce pas lëndimit

04/09/2021 13:05
nga:Mergim Rreci

Mesut Ozil kishte pësuar një lëndim menjëherë në ndeshjet e para te Fenerbahce. 

Ai në minutën e 67-të u lëndua në ndeshjen ndaj Antalyasport, kur me barrela u largua nga fusha pas një dëmtimi të pësuar, e që e la për disa javë jashtë fushave të futbollit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ai është rikthyer sot në stërvitje tek Fenerbahce dhe pritet shumë shpejtë të jetë në fushën e blertë.

 

/GazetaBlic/