Sporti

Mesut Ozil nuk e harron Gjermaninë, i uron fat para ndeshjes me Francën, ka edhe një sygjerim për futbollistët gjermanë

06/15/2021 11:29
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian.

Një finale para finales pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermania dhe Franca do të përballen në ”Allianz Arena”.

Pritet një ndeshje fantastike me të kombëtaret që janë jashtëzakonisht të përgatitura për këtë ndeshje.

Mesut Ozil nuk e ka harruar kombëtaren e Gjermanisë dhe i ka uruar shumë fat asaj në ndeshjen e sotme. Ai kishte edhe një sygjerim për bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes nga Karim Benzema.

“Ju uroj fat dhe gjithçka të mirë për ndeshjen e 1-të të Kampionatit Evropian kundër Francës. Grupi është brutalisht i vështirë, por gjithçka është e mundur me një fillim të suksesshëm. Kujdesuni mirë Karim Benzema Benzema”, shkruajti Ozil.