Sporti

Mesut Ozil kundër Superligës Evropiane: Fëmijët rriten duke ëndërruar Ligën e Kampionëve

04/19/2021 13:14
nga:Mergim Rreci

Mesut Ozil ka reaguar kundër Superligës Evropiane.

Ozil doli kundër kësaj Superlige, duke thënë se është e vështirë për t’u kuptuar, përcjell GazetaBlic.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve – jo ndonjë Superligë. Kënaqësia e lojërave të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit atje” shkruajti Ozil.

/GazetaBlic/