Lajme

Mësuesja nga Prishtina rreh brutalisht nxënësin, e bën për spital

11/06/2021 09:07
nga:Y I

Një mësuese nga Prishtina përfundoi dje në polici.

Kjo pasi që një nënë raportoi se ajo ia ka rrahur djalin e saj.

Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.