Lajme

Mësuesi i zhgënjyer: Rritja e pagave s’do të vërehet fare

02/01/2023 17:57
nga:G B

Afrim Gashi, mësimdhënësi i nivelit fillor në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, është shprehur i pakënaqur me vlerën e koficientit të ri të Ligjit të Pagave.

Gashi tha, se pritshmërit e tyre ishin që kjo vlerë e koficientit të ishte rreth 120-130.

Ai në Info10 në Kanal10, tha se kjo ngirjte minimale, s’do të vërehet fare në xhepin e mësimdhënësve.

‘Të gjithë kemi pritur që vlera e koeficientit të jetë më e lartë. Kjo vlerë e koeficientit është jashtë cdo pritje që ka pasur komuniteti. Të gjithë kemi pritur që kjo vlerë të jetë më e lartë, kjo krahasuar me inflacionin që po ndodhë dita ditës. Realisht, kjo ngritje s’do të vërehet fare në xhepin e mësimdhënësve. Koeficienti është 105 euro, dhe plus minus ndalesat e tatimet që bëhen, përvoja e punës, pagat e një mësimdhënësi ku unë punojë, do të jetë prej 524 deri rreth 600 euro, e jo më shumë. Kemi pritje më të mëdha. Ne kemi shpresuar që koeficienti të jetë në mes shumës 120-130”, tha Gashi në Info10.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri, Albin Kurti.

Ai ka shtuar se kjo vlerë do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro.