Cool

Mësuesi i matematikës thotë se refuzohet nga të gjitha çikat sepse është shumë tërheqës

04/05/2022 23:28
nga:G C

Callum Flanagan ka gjashtë vjet që nuk ka të dashur dhe pretendon se arsyeja është se duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë.

Profesori i matematikës nga Windsor është përpjekur të takojë dikë përmes Tinder, por jo gjithçka ka shkuar siç ka dëshiruar ai.

“Shpesh herë pamja e jashtme më pengon për të gjetur një partnere. Më pyesin shpesh nëse jam real, gjë që ndoshta tingëllon pak arrogante, por mendoj se është më shumë tregues i asaj që shumica e grave presin nga burrat këto ditë”, tha ai për The Sun.
Ai thotë se shumë gra mendojnë se po gënjen.

“Ndonjëherë më akuzojnë se postoj foto të të tjerëve. E kuptoj që shumë kanë hasur në shumë mashtrues në Tinder, por nuk ka asgjë të rreme në profilin tim.”, është shprehur profesori 32 vjeçar.

“Njerëzit thonë ‘je shumë i bukur’, ‘shumë i mirë për të qenë i vërtetë’ ose do të pyesin ‘a je i vërtetë?’ Kam shumë foto në Tinder, por pa bio, gjë që mendoj se është mjaft shqetësuese për gratë.”, thekson mes të tjerash ai.