Sporti

Messi zbulon fanellën e veçantë të lamtumirës për Argjentinën

09/22/2026 07:59
nga:L J

Lionel Messi ka zbuluar në rrjetet sociale fanellën speciale që do të veshë në ndeshjen e tij të lamtumirës për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Ndeshja e shumëpritur është planifikuar për 6 tetor kundër Beninit dhe do të luhet në stadiumin ikonik Monumental.

Lamtumira e superyllit argjentinas po afron dhe mbrëmë u zbulua fanella speciale për ngjarjen e paharrueshme.

“Ndeshja e fundit… Një fanellë për jetën”, shkroi Messi.

/GazetaBlic Sport