Sporti

Messi viziton Indinë, pritet nga një numër i madh tifozësh

12/13/2025 09:32
nga:Sh R

Ylli argjentinas, Lionel Messi po qëndron gjatë këtyre ditëve në Indi.

Kjo pasi që Messit, i kanë ndërtuar një statujë të re në qytetin e Kalkutës.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe 3 qytete tjera të Indisë si Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi ku do të takohet me figura të njohura të artit dhe me krerët e këtij shteti.

“E vërteta është se është një nder dhe kënaqësi të jem këtu, e di për mbështetjen nga populli i Indisë në Kupën e Botës, mbështetjen që patëm, jam shumë i lumtur që mund t’i ndaj këto ditë me ta sepse e di dashurinë që kanë për mua!”, deklaroi Messi.

Kujtojmë se Messi, mbylli vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që ka arritur të fitojë titullin e MLS me Inter Miamin.