Sporti

Messi vendos një rekord edhe në rrjetet sociale

07/16/2021 18:51
nga:E K

Futbollisti argjentinas nuk di të ndalet duke thyer rekorde.

Pas rekordeve që vazhdon të thyejë në fushë ai ka thyer rekord edhe në rrjetin social, Instagram, shkruan GazetaBlic Sport.

Postimi i Messit me kupën e “Copa America” është postimi që ka marrë më së shumti pëlqime nga postimet që kanë lidhje me futboll.

Postimi i Messit ka kapur shifrën e mbi 19 milionë e 600 mijë pëlqimeve.

/GazetaBlic Sport/