Lionel Messi është parë pasditen e kësaj të mërkure në Madrid.
Sulmuesi argjentinas është parë duke u larguar nga një klinikë terapie, ku do t’i nënshtrohet trajtimit me synimin për t’u rikuperuar nga dëmtimi i gjurit, siç raportohet nga programi televiziv spanjoll El Chiringuito, përcjell GazetaBlic Sport.
Ylli argjentinas ka ndjerë dhimbje muskulore, gjë që e ka përjashtuar atë nga disa ndeshje në fillim të këtij sezoni dhe ka munguar edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Leipzig në Champions League.
Lojtari ishte zëvendësuar në pjesën e parë në ndeshjen e fundjavës kundër Lille, duke vuajtur nga dhimbjet.
/GazetaBlic Sport
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1456261576554545163/photo/1


