Leo Messi është rikthyer në detyrat e klubit të mërkurën në mbrëmje. Ai shënoi një gol në fitoren ndaj Angers (2:0), por bëri edhe një magji që e bëri të admirohej nga e gjithë bota e futbollit.
Messi duhet të ndihet sikur e gjithë pesha i është hequr nga supet pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, dhe u pa duke performauar mirë te PSG, përcjell GazetaBlic Sport.
Një moment që u veçua nga tifozët Messi u pa në fund të fushës në vijat e kornerit, aty ku hapësira manovruese ishte e pakët.
Megjithatë argjentinasi tregoi edhe njëherë magjinë e tij duke arritur të dribloi dy kundërshtarët që po e ruanin.
Messi at work ? pic.twitter.com/Og2LllANgl
— Messi Media (@LeoMessiMedia) January 11, 2023
/GazetaBlic Sport/


