Sporti

Messi sot nënshkruan kontratën e re me Barcelonën

08/05/2021 12:46
nga:E K

Lionel Messi do të mbetet në ‘Camp Nou’.

Messi tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të mbëtet edhe më tutje te klubi katalanas, përcjell GazetaBlic Sport.

Babai i futbollistit argjentinas i cili është njëkohësisht edhe agjenti i tij, Jorge Messi pritet të takohet sot me presidentin, Laporta për të nënshkruar kontratën e re 5 vjeçare, raporton “Mundo Deportivo“.

Kontrata paraprake e Messit përfundoi me 30 qershor të këtij viti, dhe 6 herë fituesi i “Topit të Artë” kishte mbetur si futbollist i lirë deri më tani.

Messi është pajtuar me zvogëlim të pagës së tij për të qëndruar te ‘Blaugranët’.

/GazetaBlic Sport/