Sporti

Messi shumë i nervozuar, nuk përshëndet tifozët dhe largohet direkt në dhomat e zhveshjes

03/19/2023 19:26
nga:L J

Paris Saint Germain ka humbur në Ligue 1 ndaj Rennes.

Skuadra e PSG’së është mposhtur në shtëpi në ndeshjen e kampionatit francez nga Rennes me rezultatin 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Messi u pa i nervozuar dhe u drejtua direkt tek dhomat e zhveshjes, teksa Mbappe shkoi tek tifozët për t’iu kërkuar falje.

Kujtojmë se tifozët e PSG’së e fishkëllyen sot emrin e Leo Messit, kur në stadium u thirr emri i tij gjatë formacioneve zyrtare.

Ja momenti: