Sporti

Messi ‘shqetëson’ Pochettinon: Mund të mungojë ndeshjen tjetër

11/01/2021 10:02
nga:E K

Dilemë për Mauricio Pochettino. Sipas L’Équipe, Lionel Messi mund të humbasë ndeshjen e kësaj të mërkure mes PSG-së dhe Leipizg, në Champions League.

I zëvendësuar në pjesën e parë me Lille (2-1) për shkak të një problemi muskulor, ylli argjentinas ka një problem në gju, përcjell GazetaBlic Sport.

E përditshmja franceze sqaron se Messi pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë, por se trajneri i PSG-së po mendon seriozisht të mos e përdorë për të mos acaruar ndonjë problem.

I nënshkruar këtë sezon, Messi ka tetë ndeshje dhe tre gola për PSG. Me pesë ndeshje në Ligue 1, sulmuesi 34-vjeçar ende nuk e ka gjetur rrjetën e tij në ligën elitare franceze.

/GazetaBlic Sport/