Sporti

Messi shfrytëzon pushimin, udhëton në Barcelonë

01/25/2022 11:49
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi është kthyer në Barcelonë.

Lojtari i PSG-së i shfrytëzoi ditët e pushimit të dhëna nga trajneri Mauricio Pochettino për të udhëtuar në shtëpinë e tij për 21 vjet, duke përfituar nga fakti se nuk u thirr për angazhimet e kombëtares së Argjentinës për t’u kthyer në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Mundo Deportivo , asi argjentinas është takuar mbrëmjen e së hënës në një restorant në Barcelonë me disa pjesëtarë të ish-skuadrës së tij, me rastin e darkës për ditëlindjen e 42-të të trajnerit të Blaugranas , Xavi Hernández, vetë ish-bashkëlojtar i Messit.

Të pranishëm në darkë ishin edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba, lojtarë që ndanë dhomën e zhveshjes me Xavi dhe Messin.

Pas pushimit, Messi duhet të kthehet në Paris për t’iu bashkuar skuadrës së PSG-së, në mënyrë që të përgatitet për ndeshjen e së hënës kundër Nice-s, duke llogaritur për Coupe de France