Sporti

Messi shënoi gol spektakolar, kjo është deklarata e Pep Guardiolas pas ndeshjes

09/29/2021 00:01
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së ka mposhtur Manchester Cityn me rezultatin 2:0.

Gueye dhe Leo Messi kanë shënuar për fitoren e madhe të PSG’së në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Guardiola pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë, gjithçka shkoi mirë – vetëm se nuk shënuan golin.

“Paraqitje e mirë. Ne bëmë gjithçka përveç golit. Ata u mbrojtën thellë dhe ishin të rrezikshëm me kundërsulme”, tha fillimisht Pep Guardiola për BT Sports.

“Në pjesën e dytë Donnarumma bëri pritje të mira. Ekipi ishte mirë- njësoj si në Stamford Bridge. Është për të ardhur keq. Ne luajtëm për të fituar. Fatkeqësisht ata nuk kishin nevojë për shumë për të shënuar golat e tyre.”

“Goli i Messit ishte fantastik”.

“Ne do të hamë mirë sonte, do të pimë një gotë verë, do të rikuperohemi dhe do të përgatitemi për ndeshjen me Liverpoolin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/