Mauricio Pochettino zbuloi këtë të mërkurë, në një intervistë me radion spanjolle Cadena SER, se kush do të fitojë Topin e Artë.
Fituesi i Topit të Artë do ptë shpallet me 29 nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mendimit të trajnerit të PSG, trofeu mund të përfundojë vetëm në duart e lojtarit të tij.
“Unë do t’a jepja Messit. Dhe nëse nuk do ta stërvitja Messin, do t’ia jepja Messit. Pa asnjë dyshim. Lewandowski gjithashtu do të duhej të ishte atje, në vendin e dytë. Dhe, së treti, do të vendosja … Cristiano Ronaldo, i cili është një lojtar i madh, kjo shihet çdo vit, me mentalitetin, pasionin dhe dashurinë me të cilën ai përballet me futbollin”, tha Pochettino.
/GazetaBlic Sport


