Leo Messi është rikthyer në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”, i cili u rinovua së fundmi.
Argjentinasi shkeli në stadiumin ku shkroi historinë, ku theu çdo rekord dhe ku e vulosi emrin e tij si njëri nga lojtarët më të mirë.
“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me shpirt. Një vend ku kam qenë jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë. Uroj që një ditë të mund të kthehem përsëri — dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, ashtu siç nuk munda ta bëj kurrë…”, shkroi në postim Messi.


