Sporti

Messi përzgjedh 10 talentët më premtues në botë, përfshin edhe një shqiptar në listë

10/16/2025 08:25
nga:Lorik J

Lionel Messi ka zgjedhur 10 futbollistët më të talentuar në botë.

Messi surprizoi me listën sepse nuk përfshin Lamine Yamal, i cili konsiderohet pasardhësi i Messit te Barcelona, ​​​​dhe as Franco Mastantuono, asin e ri të Realit që pritet të jetë udhëheqësi i ri i Argjentinës.

Megjithatë, Messi e ka vendosur një tjetër bashkatdhetar, Nico Paz, në krye të listës së tij. Lojtari, i cili erdhi nga akademia e Real Madridit, po luan shkëlqyeshëm për Comon. Është interesante se Messi ka përfshirë dy futbolliste femra në listë. Clara Serrajordi nga Barcelona dhe Lily Yohannes nga Lyon janë ndër talentet më të mira sipas tij.

Messi poashtu e renditi edhe futbollistin shqiptar, Brajan Gruda në këtë listë.

Futbollistët më të talentuar në botë sipas Leo Messit:

1. Nico Paz (Como)

2. Kendry Paez (Strasbourg)

3. Rio Ngumoha (Liverpool)

4. Mohamed Kader Meite (Rennes)

5. Mika Godts (Ajax)

6. Andre Santos (Chelsea)

7. Rodrigo Mora (Porto)

8. Brajan Gruda (Chelsea)

9. Clara Serrajordi (Barcelona)

10. Lily Yohannes (Lyon)

/GazetaBlic Sport