Super futbollisti, Lionel Messi ka fituar çmimin “Topi i Artë 2021”.
Futbollisti i PSG’së, Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, pas arritjeve që kishte në këtë vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pasi fitoi për herë të shtatë çmimin si lojtari më i mirë në botë, Leo Messi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur.
“Sot jam këtu në Paris. Jam shumë i lumtur, me të vërtetë shumë i lumtur, me të vërtetë dua të vazhdoj të luftoj dhe të arrij objektiva të reja. Nuk e di edhe sa vite të tjera por po kënaqem shumë. Falenderoj bashkëlojtarët e mi te Barça, Parisi dhe Argjentina”, tha fillimisht Messi.
Leo Messi më pas i thotë Robert Lewandowskit: “Robert, ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin dakord të thoshin se ju ishit fituesi i madh i këtij çmimi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


