Sporti

Messi nuk merr pjesë në stërvitjen e PSG-së, udhëton drejt Arabisë

05/01/2023 18:22
nga:L J

Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në stervitjen e sotme të PSG-së.

Sulmuesi argjentinas ka udhëtuar sot drejtë Arabisë Saudite, ku është parë në qytetin e Rijadit.

Messi është i shoqëruar nga familja e tij dhe për këtë vizitë ka marrë leje nga klubi i PSG-së.

Nesër Christophe Galtier u ka dhënë lojtarëve të tij një ditë pushim, dhe “pleshti” pritet të rikthehet në stërvitje të mërkuren, për t’u përgatitur për përballjen e së dielës së ardhshme kundër Troyes.

Nuk është hera e parë që Messi udhëton drejtë Arabis Saudite, ku ka marrëveshje tregtare si ambasador.

“Kam kënaqësinë të mirëpres Leo dhe familjen e tij në pushimet e tyre të dyta këtu”, ka shkruar ministri i Turizmit, Ahmed Al Khateeb.