Sporti

“Messi një provokues i madh, Ronaldo konkurrues dhe fitues”

01/11/2022 09:39
nga:Mergim Rreci

Jerzy Dudek flet në autobiografinë e tij të episodeve të jetuara në shërbim të Real Madridit dhe zbulon se Lionel Messi ka një tjetër fytyrë nga ajo që jemi mësuar ta shohim, sipas tij.

“Messi gjatë klasikëve ishte provokues. Siç ishin Barcelona dhe Pep Guardiola. E pashë Messin t’u thoshte gjëra aq të ashpra Pepes dhe Sergio Ramos, sa as që mund ta imagjinoja, duke ardhur nga një person kaq i qetë dhe në dukje i këndshëm”, tha ish-portieri, përcjell GazetaBlic Sport.

Dudek, i cili ishte në shërbim të “Merengues” midis 2007 dhe 2011, zbuloi gjithashtu se çfarë mendon për Cristiano Ronaldon: “Ai ishte egocentrik, tepër konkurrues dhe një fitues”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/