Sporti

Messi, Neymar dhe Mbappe priten të startojnë nga minuta e parë në Ligën e Kampionëve

09/15/2021 09:24
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së sonte do të takohet me Club Brugge.

PSG dhe Club Brugge luajnë sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e PSG-së priten të shohin paraqitjen e parë të treshes së tyre të re të frikshme që përfshin Kylian Mbappe, Neymar dhe Messi.

Pochettino do të shpresojë që treshja të mirëkuptohen në fushë, sepse ata kanë sfida më të mëdha përpara.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e mundshme:

Club Brugge (4-3-3): Mignolet; Mata, Mechele, N’Soki, Sobol; Vormer, Rits, Vanaken; Sowah, Ketelaere, Lang

PSG: Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Paredes, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar.

/GazetaBlic Sport