Pasi u infektua me Covid-19, në Argjentinë, ku kaloi sezonin e Krishtlindjeve, Messi rezultoi negativ dhe këtë të enjte ai tashmë është stërvitur në Paris, megjithëse e bëri këtë jashtë pjesës tjetër të skuadrës.
Megjithatë, argjentiansi është ende në dyshim për ndeshjen e së dielës së ardhshme në Lyon, përcjell GazetaBlic Sport.
Ende të infektuar janë Gianluigi Donnarumma, Danilo Pereira, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala, ndërsa Neymar mbetet në Brazil, i autorizuar siç duhet, duke u rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.
/GazetaBlic Sport/


