Sporti

Messi mund të largohet nga PSG si lojtar i lirë, rriten “ëndrrat” e Barcelonës për rikthimin e argjentinasit

09/29/2022 18:39
nga:E K

Lionel Messi ka kontratë me Paris Saint-Germain vetëm deri në fund të sezonit aktual.

Pas kësaj ai do të largohet nga klubi si lojtar i lirë, sipas mediave të shumta, ku shtojnë se legjenda e futbollit argjentinas refuzoi të vazhdojë kontratën me klubin parisien, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat botërore thuajse çdo ditë sjellin skenarë të ndryshëm për vazhdimin e karrierës së një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Në kombinime të ndryshme, më së shpeshti përmendet qëndrimi në PSG, rikthimi në Barcelonë apo transferimi në MLS, me shumë gjasa te Inter Miami, klubi i David Beckham.

Argjentinasi ka thënë se vendimin për të ardhmen e tij do ta marrë pas Botërorit.

Gazetari spanjoll Miquel Blazquez, përgjegjës për ndjekjen e lajmeve në Barcelonë, pretendon se nuk ka asnjë shans që Messi të vazhdojë kontratën me PSG-në dhe mediat spanjolle tashmë po shkruajnë një skenar përrallor të rikthimit të tij në klub.

Gjithçka u përforcua më tej nga deklarata e zëvendëspresidentit të klubit dhe ekspertit ekonomik Eduardo Romeu, i cili tha se do të jetë e mundur financiarisht që klubi të dorëzojë kontratën e Messit sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet se ku do jetë e ardhmja e futbollistit argjentinas.

/GazetaBlic Sport/