Sporti

Messi merr kritika të shumta për votimin në përzgjedhjen për lojtarin më të mirë në botë!

01/18/2022 09:03
nga:L J

Robert Lewandowski mori çmimin më të mirë të FIFA-s për futbollistin më të mirë në vitin 2021. Polaku e mori këtë çmim edhe vitin e kaluar dhe këtë vit ai festoi me 48 pikë, katër më shumë se Lionel Messi dhe nëntë më shumë se Mohamed Salah.

Lewandowski mori dy herë më shumë vota tifozësh se Messi, por fitoi bindshëm në përzgjedhjen e gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të të gjitha ekipeve kombëtare të FIFA-s. Lewandowski vendosi Jorginhon në vendin e parë, Messin në të dytin dhe Cristiano Ronaldon në të tretin, përcjell GazetaBlic Sport.

Lionel Messi tronditi publikun me zgjedhjen e tij pasi nuk i dha asnjë pikë sulmuesit polak. Për Messin, më i miri në vitin 2021 ishte Neymar, pas tij Kylian Mbappe dhe në vend të tretë vendosi Karim Benzema.

Për shkak të këtij votimi, argjentinasi u kritikua në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo si kapiten i Portugalisë e vendosi Lewandowskin në vend të parë, kurse më pas vlerësoi N`Golo Kante dhe Jorginho.

/GazetaBlic Sport