Carlo Ancelotti u paraqit para mediave para ndeshjes me Valladollid në La Liga.
Italiani u pyet nëse tani që është kampion bote, Lionel Messi mund të thuhet se është lojtari më i mirë në histori, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është e vështirë të thuhet. Messi bëri shumë mirë, ai është një lojtar i madh dhe karriera e tij vazhdon me një Kupë Bote të fituar. Më të mirët e historisë sinqerisht nuk e di. Nuk është e drejtë, çdo sezon ka dhe do të ketë lojtarë shumë të rëndësishëm. Nuk më del nga goja se ai është më i miri në histori. Mund të shihja shumë lojtarë të shkëlqyer, pashë Maradona, Cruyff, çdo ditë trajneri i Topit të Artë [Benzema]… Nuk e di se kush është më i miri”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


