Kupa e Botës 2022

Messi magjik, Argjentina e pandalshme “trondit” Kroacinë dhe arrin finalen e madhe të Kupës së Botës

12/13/2022 21:55
nga:Lorik J

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar ndeshjen ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022.

Argjentina ka fituar me rezultatin bindës 3-0 për të kaluar në finalen e madhe të Katarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Lionel Messi shënoi golin e parë në këtë ballafaqim nga penalltia pas 34 minutave lojë.

Julian Alvarez shënoi një gol fantastik pesë minuta më vonë për të dyfishuar rezultatin e kombëtares së tij.

Kroacia nuk u këndell dhe nuk kishte asnjë shans në pjesën e dytë, teksa ata u dënuan sërish.

Julian Alvarez realizoi pas 69 minutave lojë për 3-0, ku edhe vendosi fituesin e këtij dueli.

Argjentina pret në finalen e madhe fituesin e duelit të nesërm Francë – Marok, që luhet nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport