Leo Messi , i cili po luftonte me një dëmtim, u largua nga skuadra e Argjentinës për ndeshjet kundër Uruguait dhe Brazilit , në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 .
Ylli argjentinas u la jashtë skuadrës së Lionel Scalonit për shkak të një dëmtimi në aduktor, transmeton GazetaBlic Sport.
“Është e tmerrshme të humbasësh këto dy ndeshje shumë të veçanta me kombëtaren kundër Uruguait dhe Brazilit. Si gjithmonë doja të isha aty, por në momentin e fundit një dëmtim, jo shumë i rëndë, më detyroi të ndaloja për pak kohë. Unë do të ndjek dhe mbështes si tifoz. Le të shkojmë Argjentinë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Sulmuesi 37-vjeçar ndjeu siklet muskulor në fitoren e Inter Miami ndaj Atlanta United, por luajti plot 90 minuta dhe shënoi një gol.
Pas ndeshjes në xhiron e katërt të Major League Soccer (MLS), testet e mëvonshme zbuluan një dëmtim të aduktorit.
/GazetaBlic Sport/