Sporti

Messi: Këto janë ditë shumë të veçanta, kam imagjinuar gjithmonë të kthehesha në vendin tim si kampion bote

03/24/2023 20:38
nga:E K

Sulmuesi i PSG, Lionel Messi ka kujtuar suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës.

Argjentinasi me anë të një postimi tha se është i lumtur që kthehet në vendin e tij si kampion bote, shkruan GazetaBlic Sport.

“Shumë herë kam imagjinuar se çfarë mund të ishte të kthehesha në vendin tim si kampion bote, por tani nuk kam fjalë për të shpjeguar atë që ndjej, sa mirënjohëse u jam të gjithë njerëzve për dashurinë… Këto janë ditë shumë të veçanta dhe mund t’ju them vetëm se kam një lumturi të pamasë të shoh të gjithë popullin argjentinas duke shijuar dhe festuar atë që ishte një tjetër sukses i të gjithëve. FALEMINDERIT!!!”, shkroi Leo Messi.