Sporti

Messi kërkon të luajë ndaj Jordanisë për të ruajtur ritmin para fazës me eliminim direkt

06/26/2026 17:41
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi dëshiron të jetë pjesë e ndeshjes së Argjentinës ndaj Jordanisë, pavarësisht se ekipi tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Silas Leoparadizo, arsyeja nuk lidhet me dëshirën për të shënuar më shumë gola, por me nevojën për të ruajtur ritmin e lojës.

Kapiteni argjentinas vlerëson se një periudhë prej 11 ditësh pa zhvilluar një ndeshje është tepër e gjatë dhe mund të ndikojë negativisht në formën e tij fizike dhe ritmin konkurrues.

Për këtë arsye, Messi dëshiron të aktivizohet, qoftë edhe për disa minuta ndaj Jordanisë, me synimin që të jetë sa më i përgatitur për sfidat e fazës së 1/16-ës së finales, ku çdo ndeshje është vendimtare.

/GazetaBlic Sport/