Sporti

Messi ka një problem të ri në Spanjë, rezidenca e tij del të jetë pa lejen e nevojshme

09/06/2022 10:44
nga:Mergim Rreci

Messi është përfshirë në një polemikë të re në Spanjë. Aktualisht në PSG, ylli argjentinas shpenzoi 11 milionë euro në një pallat në Ibiza.

Sipas Telecinco, parcela prej 16 mijë metrash katrorë e blerë nga Messi është e paligjshme. Rezidenca u ndërtua pa lejet e nevojshme, gjë që lojtari e kuptoi vetëm pasi kishte bërë banesën, përcjell GazetaBlic Sport.

I njëjti burim shton se Messi tashmë ia ka dorëzuar çështjen ekipit të avokatëve në përpjekje për legalizimin e banesave. Që kjo të ndodhë, shtypi spanjoll thekson se do të duhet të shpenzojë më shumë para për punimet për të qëndruar brenda parametrave të ligjit spanjoll.

/GazetaBlic Sport/