Sporti

Messi: Jemi po aq të uritur për sukses sa katër vite më parë

06/10/2026 14:29
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin në fushë pas një periudhe të vështirë të shkaktuar nga një dëmtim, duke theksuar se ndihet plotësisht i gatshëm për sfidat që e presin në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Pas fitores 3-0 ndaj Islandës në një ndeshje miqësore, ylli argjentinas pranoi se kishte pritur me padurim momentin e rikthimit në aksion.

“Mezi prisja të luaja për pak kohë, pasi mbërrita me një ndjesi të pakëndshme. Jam i lumtur, i emocionuar dhe po shijoj çdo moment. Ndihem shumë mirë. Mezi prisja të vija dhe të largoja frikën që ke kur ndjen këtë shqetësim. Kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse”, deklaroi Messi pas takimit, transmeton GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se Argjentina vjen në këtë turne si kampione në fuqi e botës, fituese e trofeut në Katar katër vite më parë, Messi siguroi se skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni nuk e ka humbur aspak urinë për fitore dhe sukses.

“Si gjithmonë, kur fillon një garë, veçanërisht një Kupë Bote, jam shumë i emocionuar. Ekipi vazhdon të tregojë se ka të njëjtën dëshirë dhe entuziazëm. Ne do të vazhdojmë hap pas hapi, por me entuziazëm, emocion dhe besim të madh në atë që jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh kapiteni i “Gauchos”.

/GazetaBlic Sport/