Sporti

Messi i nis pushimet e gjata duke shijuar me familjen koncertin e këngëtarit të famshëm

10/24/2023 10:31
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ka postuar në rrjetet e tij sociale, në fillim të javës, një video ku “ylli” argjentinas shfaqet duke shijuar koncertin e Ed Sheeran, me shoqërinë e veçantë të fëmijëve të tij.

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e së shtunës kundër Charlotte, Lionel Messi nuk do të luajë për ca kohë, pasi Inter Miami nuk arriti të siguronte kualifikimin për në “play offs” të MLS.

Siç thuhet, Messi do të shijojë katër muaj pushime pa luajtur asnjë ndeshje, teksa përflitet se ka oferta marramendësenga Arabia Saudite.