Sporti

Messi i kërkon falje PSG: Kam menduar që e kemi pushim nga klubi

05/05/2023 17:42
nga:E K

Lionel Messi ka reaguar pas ‘dënimit’ për suspendim që mori nga PSG.

PSG e supsendoi Messin pasi argjentinasi organizoi një udhëtim me familje pa marrë leje nga klubi francez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj Messi ka reaguar me një video duke sqaruar vetën ku tha se ka menduar se e kishte pushim nga klubi. Tutje ylli argjentinas i kërkoi falje klubit dhe shokëve të skuadrës.

“Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. E kisha anuluar më parë…

I kërkoj falje shokëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua”, tha ai.