Sporti

Messi i jashtëzakonshëm, shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren e Inter Miami

04/21/2024 08:28
nga:Lorik J

Lionel Messi shënoi dy gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e Inter Miami ndaj Nashville SC me rezultatin 3-1 të shtunën në mbrëmje.

Messi pati ndeshjen e tij të dytë me dy gola në MLS pasi shënoi dy kundër Orlandos më 2 mars. Ai ka një gol ose asist në secilën nga gjashtë ndeshjet e ligës që ka luajtur këtë edicion, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe Sergio Busquets shënoi golin e tij të parë me Miami që kur u bashkua me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës Messi verën e kaluar.

Me këtë fitore, Inter Miami ndodhet në vendin e parë në tabelë me 18 pikë pas 10 xhirove të para.

/GazetaBlic Sport