Sporti

Messi-gjyqtarit të ndeshjes: Fol më mirë, me respekt!

04/11/2021 08:13
nga:Lorik J

Futbollisti i Barcelonës, Leo Messi dhe gjyqtari Jesus Gil Manzano  kishin një debat në fundin e pjesës së parë të “El Clasico”.

Sipas ‘Cadena COPE’, argjentinasit nuk i pëlqente qëndrimi i gjyqtarit në disa veprime dhe ai e la të kuptojë duke thënë: “Fol më mirë, me respekt!”, gjithmonë sipas radiostacionit të lartpërmendur, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi u barazua me Sergio Ramos të Shtunën, i cili shikoi ndeshjen nga tribunat e Alfredo Di Stéfano, si futbollisti me më shumë “El Clasico” në histori pasi luajti ndeshjen e tij të 45-të kundër Real Madrid.

/GazetaBlic Sport