Lionel Messi ka folur hapur për vlerësimin e tij për legjendën tjetër të Barcelonës, Pep Guardiolën.
“Unë gjithmonë e them, për mua, ai është unik. Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka të ndryshme. Për mua, Guardiola është më i miri nga të gjithë.”
Guardiola dhe Messi krijuan një nga partneritetet më të suksesshme të futbollit në Barcelonë.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ata fituan 14 trofe së bashku, duke përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tre kampionate të La Ligës, dy trofe të Kupës së Mbretit, tre Superkupa Spanjolle, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa Bote për Klube.
/GazetaBlic Sport


