Kupa e Botës 2022

Messi flet pas ndeshjes: Ekipi u forcua pasi humba penalltinë – shpresojë të vazhdojmë kështu

11/30/2022 22:28
nga:Lorik J

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Polonisë. Argjentina ka fituar me rezultatin 2-0, për të fituar grupin dhe për të siguruar kualifikimin tutje.

Pas ndeshjes, ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka folur për media ku tha se tashmë gjithçka ndryshon dhe se ai dhe bashkëlojtarët duhet të vazhdojnë me paraqitje të mira, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ekipi ishte i bindur se ne do ta fitonim. E dinim që pas golit të parë ndeshja do të luhej më shumë se kurrë ashtu siç dëshironim”, tha fillimisht Messi për mediat argjentinase.

“Pasi humba penalltinë, ekipi u forcua dhe reaguam. Tani fillon një Botëror tjetër. Shpresoj se mund të vazhdojmë atë që po bëjmë sot”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport