Sporti

Messi do të prezantohet në mënyrë spektakolare në kullën “Eiffel”

08/07/2021 12:01
nga:E K

Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Barcelona zyrtarizoi largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.

Duket se PSG janë të bindur për nënshkrimin me Messin.

Klubi nga kryeqyteti francez pritet t’a prezantojë gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” në një mënyrë spektakolare.

Prezantimi i Messit që pritet të bëhet të martën do të ndodh te “Kulla Eiffel“.

/GazetaBlic Sport/