Sporti

Messi do të mungojë në të paktën 5 ndeshje të Inter Miami për shkak të Kupës së Amerikës

12/26/2023 15:17
nga:Lorik J

Lionel Messi po përgatitet për sezonin e tij të parë të plotë me Inter Miami pasi mbërriti në korrik dhe në vetëm pak muaj e ndihmoi skuadrën të fitojë Kupën e Ligës, duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e tij të para.

Në MLS, argjentinasi mori pjesë në 6 ndeshje, ku skuadra u rendit në vendin e parafundit të Konferencës Lindore. Pritshmëritë për tetë herë fituesin e Topit të Artë janë të mëdha, por tashmë është e qartë se ai do të humbasë të paktën 5 nga 34 ndeshjet e MLS në 2023 për shkak të pjesëmarrjes së Argjentinës në Copa America.

Kupa e Amerikës do të mbahet në SHBA nga data 20 qershor deri më 14 korrik.

E njëjta gjë vlen edhe për nënshkrimin e ri të Inter Miamit, Luis Suarez, i cili do të mbrojë fanellën e Uruguait në kompeticionin më prestigjioz të Amerikës së Jugut.

/GazetaBlic Sport