Lionel Messi mezi pret 20 nëntorin dhe ëndërron të rikthejë Kupën e Botës në Argjentinë.
Ylli i Paris Saint-Germain ka dhënë një intervistë të gjatë për Star +, ku njoftoi se do të jetë Botërori i fundit për të, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po i numëroj ditët, ka ankth dhe nervozizëm në të njëjtën kohë. Do të doja të fillonte tani. Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë Botërori im i fundit. Në një moment i mirë, ne jemi një grup shumë i fortë. Por në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë: të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira dhe favoritët nuk fitojnë gjithmonë”, tha fillimisht ai.
Ne favoritë? Nuk e di nëse jemi kandidatët numër një për ta fituar, Argjentina është gjithmonëfavorit. Mendoj se ka skuadra të tjera që janë favoritë sot, por ne jemi atje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


