Sporti

Messi dhuron spektakël për tifozët në MLS, shënon eurogol nga distanca

04/14/2024 09:58
nga:E K

Më se 72,000 tifozë mbushën Arrowhead Stadium për të parë Sporting KC duke luajtur kundër Inter Miami në kuadër të MLA.

Messi dhuroi magji në këtë ndeshje, gjersa u vendos një rekord për numrin më të madh të njerëzve për të ndjekur një lojë futbolli në Kansas City dhe në shtetin e Misurit.

Messi nuk zhgënjeu dhe dhuroi spektakël në fitoren e Inter Miamit 2-3 në udhëtim teksa shënoi një gol dhe një asistim.