Sporti

Messi dhe Verratti gati për ndeshjen e PSG’së ndaj Manchester Cityt

09/27/2021 12:41
nga:Lorik J

Lionel Messi dhe Marco Verratti kanë kompletuar stërvitjen me PSG’në para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City.

Lionel Messi dhe Marco Verratti morën pjesë në seancën stërvitore me të gjithë grupin, në prag të ndeshjes kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, përcjelll GazetaBlic Sport.

Messi humbi dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij (në Metz dhe kundër Montpellier) pasi u zëvendësua në minutën e 76 -të kundër Lyon fundjavën e kaluar. Ai vuajti nga një dëmtim.

Marco Verratti, i goditur në gju me kombëtaren e tij në shtator, ka humbur pesë ndeshjet e fundit me PSG, por duket se është në rrugën e tij të mirë për t’u paraqitur në grup.

/GazetaBlic Sport