Al-Hilal dhe Interi Miami zhvilluan sonte një miqësore luksi në Riyadh të Arabisë Saudite.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kingdom Arena” përfundoi me rezultatin 4:3 në favor të skuadrës nga Lindja e Mesme,
Al-Hilal krijoi epërsi të dyfishtë brenda tre minutave me golat e Aleksandar Mitrovic (10’) dhe Abdullah Al Hamdan (13’).
Për skuadrën nga MLS rezultatin e ngushtoi Luis Suarez (34’), që shënoi golin e tij të parë me fanellën e skuadrës amerikane.
Michael (44’) shënoi në fundin e pjesës së parë për të rikthyer epërsinë e dy golave të sauditëve.
Lionel Messi (54’) shënoi nga penalltia golin e tij të parë për këtë vit, teksa shifrat u barazuan me golin e David Ruiz (55’), që shënoi me asistim të yllit argjentinas.
Megjithatë, Al-Hilal ia doli të shënonte edhe një herë përmes Malcom (88’), për të regjistruar kështu fitore në këtë përballje.