Sporti

Messi dhe Ramos ende nuk i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet e ashpëra që kishin në ‘El Clasico’

11/11/2021 15:02
nga:E K

Sergio Ramos dhe Lionel Messi ende nuk janë në marrëdhëniet më të mira pavarësisht se janë lidhur me Paris Saint-Germain.

Për vite të tëra, dyshja kishin një rivalitet të ashpër në El Clasico – duke luajtur kundër njëri-tjetrit 45 herë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas L’Equipe, përmes AS, Ramos dhe Messi ende nuk i kanë rregulluar raportet plotësisht.

Thuhet se të dy ende nuk kanë krijuar një lidhje të ngushtë brenda dhomës së zhveshjes së PSG-së pasi që të dy u bashkuan me transferime të lira nga Barcelona dhe Real Madrid respektivisht.

Ramos, pavarësisht se ka luajtur ende për klubin për shkak të një dëmtimi në këmbë, besohet se ka krijuar një raport të mirë me shumë kolegë të tij të rinj.

Megjithatë, marrëdhënia e tij dhe Messit është vetëm formale sipas raportit dhe arsyeja kryesore është fakti që ata ishin në mosmarrëveshje kaq shpesh gjatë viteve.

Është raportuar se Ramos i bëri një lloj oferte paqeje Messit kur i tha se mund të qëndronte në shtëpinë e tij në Paris, megjithëse Messi e refuzoi ofertën.

Messi ka luajtur tetë herë për PSG-në, ndërsa Ramos është ende në kërkim të paraqitjes së tij të parë me parisienët.

/GazetaBlic Sport/