Lionel Messi ishte një hero në ndeshjen e Argjentinës ndaj Bolivisë (6-0), me tre gola dhe dy asistime, dhe në fund ai nuk mundi të fshihte emocionet e tij për të vazhduar të përfaqësonte kombëtaren, edhe duke e ditur se fundi mund të ishte afër.
“E vërteta është se nuk caktova një datë apo një afat, thjesht doja të shijoja gjithë këtë. Më emocionon të jem këtu dhe të ndjej dashurinë e njerëzve, sepse e di që këto mund të jenë ndeshjet e fundit”, ka thënë kapiteni i Argjentinës, 37 vjeç, pasi mbushi skuadrën për Botërorin 2026, transmeton GazetaBlic Sport.
Edhe pse pranoi se fundi i tij në kombëtare mund të jetë afër, Messi ndau emocionet e tij me ndeshjet ndërkombëtare: “Më motivon ta shijoj këtë, të jem i lumtur aty ku jam, të jem me shokët e skuadrës. Pavarësisht moshës time, kur jam këtu ndihem sikur jam fëmijë për shkak të budallallëqeve që bëj sepse ndihem rehat, përderisa shoh se ndihem mirë dhe mund ta ndihmoj skuadrën ashtu siç dua. do të vazhdoj të kënaqemi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


