Lionel Messi dëshiron të ribashkohet me Sergio Agueron te PSG.
Aguero u transferua në Barcelonë nga Manchester City në verën e këtij viti për të qenë së bashku me Messin, por ky i fundit u largua në drejtim të PSG, shkruan GazetaBlic Sport.
“El Nacional” raporton se Messi tani dëshiron të ribashkohet me mikun e tij te Argjentina në klubin francez, PSG.
Ndërkohë sulmuesi tjetër argjentinas i cili nuk ka mardhënie të mira me Messin pritet të largohet nga Paris Saint Germain.
/GazetaBlic Sport/


