Sporti

Messi del negativ nga Covid-19 dhe kthehet në Paris

01/05/2022 11:52
nga:Lorik J

Lionel Messi doli negativ në testin për koronavirus të martën.

Shtatë herë futbollisti më i mirë në botë hipi në një avion privat për në Francë nga Argjentina, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dielën u njoftua se Messi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve të tij në Argjentinë. Për këtë arsye, ylli i PSG-së iu desh të karantinohej me familjen e tij dhe humbi ndeshjen e kupës së klubit të tij Paris Saint-Germain kundër Vannes (fitore 0-4) të mërkurën.

Mediat argjentinase raportuan të martën se 34-vjeçari Messi kishte rezultuar negativ dhe publikoi foto që e tregonin atë duke hipur në një avion privat me gruan e tij.

Messi ndoshta do të jetë sërish i disponueshëm për trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino, të dielën, kur lideri i Francës luan një ndeshje jashtë fushe kundër Olympique Lyon.

/GazetaBlic Sport